Harduer

Sony ka shitur mbi 1 milion njësi të PlayStation VR

Publikuar , 07 Qershor 2017
0
Shitjet e PlayStation VR, lançuar në Tetor, kanë tejkaluar parashikimet tona, tha Presidenti i Sony Interactive Entertainment Atsushi Morita. Sony ka shitur mbi 1 milion njësi të PlayStation VR Photo Source: Reuters

Sony ka shitur mbi 1 milion njësi të pajisjes së realitetit virtual në mbarë botën tha shefi ekzekutiv i kompanisë Japoneze.

Shitjet e PlayStation VR, lançuar në Tetor, kanë tejkaluar parashikimet tona, tha Presidenti i Sony Interactive Entertainment Atsushi Morita.

“Do të rrisim prodhimin dhe furnizimin,” vijoi Ai.

Shitjet e bujshme pritet ti japin Sony një kryesim në produktet e realitetiti virtual. Pajisja është dizajnuar për të funksionuar me PlayStation 4 dhe shitet për 399 dollar, më lirë sesa Oculus Rift 599 dollar dhe HTC Vive 799 dollar.

Sipas firmës analitike IDC, 2 milion pajisje të realitetit virtual janë shitur në mbarë botën gjatë tre muajve të parë të vitit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Bezos parashikon, 1 trilion njerëz në sistemin diellor

Lajmet e fundit>