Biznes

Sony kërkon të shes ndërtesën në Japoni mbi 1 miliardë dollarë

Publikuar , 12 Janar 2013
0
Sony kërkon të shes ndërtesën në Japoni mbi 1 miliardë dollarë

Sony është duke provuar që të shes një ndërtesë në Tokio në një përpjekje për të fituar para.

Ndërtesa Sony City Osaki në Tokio është në shitje për çmimin mes 1 miliardë dhe 1.5 miliardë dollarë, raporton gjatë ditës së premte Wall Street Journal, duke cituar burime që kanë njohuri rreth planeve.

Lëvizja pason një vendim të ndërmarrjes të bërë nga shefi ekzekutiv Kazuo Hirai për të shkarkuar ndonjë pasuri jo thelbësore teksa Sony mëton që të rimarrë pikëmbështetjen e vet financiare.

Sony ka shikuar rënien e vet financiare gjatë viteve të kaluara. Në vitin që u mbyll, më 31 mars 2012, Sony humbi rreth 5 miliardë dollarë. Hirai është duke provuar që të rigjallërojë operacionin e Sony-it duke nisur një program “Një Sony” të synuar për të rindërtuar përqendrimin e vet në lojëra, imazhe dixhitale dhe mobileri.

Hirai ka bërë edhe pushimin e punëtorëve dhe ka shpërndarë asetet. Ndërtesa Sony City Osaki ka 25 dyqane dhe 5,000 punëtorë të ndërmarrjes aty.

Sipas burimeve të Journal, ata punëtorë do të mbesin në ndërtesë pas shitjes së mundshme, pasi poseduesi me gjasë do t’ia linte hapësirën me mundësi për ta marrë me qira. (PC World Albanian)

Sony

LEXO EDHE:  Mbërrin "Dark Mode" në Gmail, ja sesi ta aktivizoni

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>