Lajmet

Sony konfirmon zyrtarisht se “The Interview” do të shfaqet në disa kinema ditën e Krishtlindjeve

Publikuar , 24 Dhjetor 2014
0
Sony konfirmon zyrtarisht se “The Interview” do të shfaqet në disa kinema ditën e Krishtlindjeve

53677042f88ea530a6791460500f9afca6123b21Pas një jave tepër të ngjeshur për Sony-N.n e të mbushur plot me kërcënime e pasiguri, kompania ka vendosur të lançojë në mënyrë të limituar filmin e shumëpërfolur “The Interview” në disa kinema në 25 dhjetor, ditën e Krishtlindjeve. Michael Lynton, CEO i Sony Entertainment u shpreh gjatë një deklarate se: “Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga lançimi i ‘The Interview’ dhe ne jemi tepër të entuziazmuar që filmi do të shfaqet në disa kinema ditën e Krishtlindjeve. Në të njëjtën kohë ne po vazhdojmë me përpjekjet tona për ti siguruar akoma më shumë platformat tona.”

Dy kinema tashmë konfirmuan se do të shfaqnin filmin, ato janë Alamo Drafthouse dhe Plaza Atlanta. New York Times raporton se Sony ka në plan të lançojë filmin në 200-300 kinema të vogla. Gjithsesi akoma nuk dihet se sa i gjerë do të jetë ky lançim dhe se sa do të arrijë tek audienca. Ndërkohë The Wrap raporton se Sony është në bisedime me Dish për shpërndarjen e filmit. Publiku i gjerë mezi po e pret me padurim këtë film duke e cilësuar si dhuratën më të bukur të këtyre Krishtlindjeve.

Si fillim Sony e ndërpreu lançimin e këtij filmi javën e shkuar për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që vinin nga hakerat në Korenë e Veriut për kompaninë Sony, por që prekën dhe punonjësit e saj dhe familjarët e tyre. Lançimi i këtij filmi cilësohet si një fitore tepër e madhe e Sony ndaj Koresë së Veriut, por Sony ka fituar vetëm betejën dhe jo “luftën”. Ekspertët parashikojnë se me lançimin e këtij filmi marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut priten të përkeqësohen. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook gjobitet 2.3 milion dollarë për shkelje të ligjit të gjuhës së urrejtjes të Gjermanisë

Lajmet e fundit>