Harduer

Sony lançon orën inteligjente inovatore “FES Watch” e-ink

Publikuar , 01 Dhjetor 2014
0
Sony lançon orën inteligjente inovatore “FES Watch” e-ink

fswtch9870Më herët gjatë javës që kaloi u raportua se Sony mund të lançojë një orë inteligjente e-ink dhe së fundmi rezultoi se ky raport është i vërtetë. Sony ka ndërtuar një orë tepër inovatore të quajtur “FES Watch” ose ndryshe “Fashion Entertainment Watch”. Edhe pse u zbulua papritur, projekti që konsistonte në ndërtimin e kësaj ore ishte duke mbledhur fonde të cilat e kaluan shumën e nevojshme prej 8.500 $ dhe u arrit të mblidhej një shumë prej 20.000 $.

Kompania e prezantoi këtë pajisje nën emrin Fashion Entertainment në faqen e saj zyrtare në muajin shtator për të testuar interesimin e publikut. Sipas një interviste të dhënë për The Wall Street Journal, një zyrtar i kompanisë u shpreh se kjo orë nuk u prezantua nën markën e Sony për të testuar vlerën reale të produktit dhe jo atë të markës Sony. Risia që sjell kjo orë tepër e hollë është përdorimi i e-ink i cili bën të mundur që ajo të ndryshojë dizajnin e ekranit të orës dhe rripit. Sipas kompanisë, bateria e saj mund të zgjasë deri në 60 ditë. Në një video demostrimi, shihet qartë që ora mund të marrë rreth 24 pamje të ndryshme të kombinuara me ngjyrat të bardhë dhe të zezë.

Kjo karakteristikë tepër e veçantë mund ta ndihmojë kompaninë të tërheqë vëmendjen e publikut. Aktualisht çmimi i saj thuhet të jetë 167 $. Sony ka parashikuar që dërgesat e kësaj ore do të fillojnë nga muaji maj i vitit 2015, por nuk ka dhënë detaje se në cilat tregje do të jetë e disponueshme. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”omvve2pVPH0″]

LEXO EDHE:  PlayStation 4 bëhet konsola e dytë më e shitur në histori

Lajmet e fundit>