Harduer

Sony lançon SmartWatch 2, Xperia Z Ultra dhe Xperia Z1 në SHBA

Publikuar , 16 Tetor 2013
0
Sony lançon SmartWatch 2, Xperia Z Ultra dhe Xperia Z1 në SHBA

Janë tre pajisjet e reja që sapo ka lançuar Sony këtë javë: ora inteligjente SmartWatch 2, phablet-i Xperia Z Ultra dhe smartfoni Xperia Z1.

Të treja janë aktualisht të disponueshme në SHBA. SmartWatch 2, e cila u prezantua për herë të parë në qershor gjatë Shanghai Mobile Asia Expo, është dizajnuar si plotësuese e smartfonëve të Sony-t, tabletit apo phablet-it.

Është kundër pluhurit, kundër ujit dhe ka një ekran 1.6 inç, 220 x 176 pixel si dhe bateri që zgjat për 3-4 ditë, sipas Sony-t.

SmartWatch 2 ka suport për NFC në mënyrë që të lidhet mirë me smartfonët me Android 4.0+ si dhe është kompatibël me Gmail, Facebook dhe Twitter. Çmimi është 199.95 $.

Edhe për phablet-in Xperia Z Ultra kemi dëgjuar që në qershor. Ai ka ekran 6.4 inç, proçesor Qualcomm Snapdragon 800 dhe kamer 8-megapixel. Kushton 649.99 $ (për modelin HSPA+) ose 679.99 $ (për atë me LTE).

Pajisja më e re dhe më pak e njohur është Xperia Z1, smartfoni me kamer 20.7 megapixel i cili shitet për 669.99 $. Të gjitha mund të gjenden në dyqanin online të Sony-t si dhe në dyqane të tjera. (PCWorld Albanian)

sony1

LEXO EDHE:  Televizorët 8K do të bëhen më mirë falë Samsung

Lajmet e fundit>