Harduer

Sony lançon telefonin e parë 5G

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Shkurt 2020
0
4K është rezolucioni ndërsa HDR është teknologjia e cila rrit kontrastin mes ngjyrës së zezë dhe të bardhë duke i bërë imazhet të duken më reale. Sony lançon telefonin e parë 5G

Sony prezantoi ditën e Diele smartfonin e parë 5G në përpjekje për të ringjallur shpresat e biznesit në rënie të smartfonëve. Me Xperia 1 II, Sony ka investuar në teknologjinë e kamerave dhe ekranit.

Telefoni ka tre kamera të pasme dhe u ofron përdoruesve mundësinë për të ndryshuar konfigurimin e tyre njësoj si në kamerat profesionale. Pajisja ka ekran 6.5-inç 4K high dynamic range (HDR).

4K është rezolucioni ndërsa HDR është teknologjia e cila rrit kontrastin mes ngjyrës së zezë dhe të bardhë duke i bërë imazhet të duken më reale.

Gjiganti Japonez shpreson se pajisja e fundit do të ndihmojë divizionin e saj mobil sidomos në valën e re të produkteve me internetin celular të gjeneratës së re 5G.

Deri më 2025 teknologjia 5G do të zërë 15% të lidhjeve të internetit në mbarë botën. Sony vitin e kaluar pësoi rënie të shitjeve me 16% krahasuar me 2018.

Xperia 1 II ka tre kamera të pasme 12-megapiksel të cilat mund të realizojnë video 20fps në “burst mode” dhe mund të përllogarisë autofokusin deri në 60 herë për sekondë. Autofokusimi i syve gjithashtu është rikthyer edhe këtë vit e madje funksionon edhe me kafshët. Sony thotë se autofokusi këtë vit mbulon 70% të fushëpamjes.

Për të marrë maksimumin nga sistemi i kamerave Sony ka sjellur aplikacionin e ri Photo Pro i cili i bashkohet Cinema Pro që debutoi vitin e kaluar. Ky aplikacion ka për qëllim tu japë përdoruesve më shumë kontroll mbi fotografinë. Tre kamerat e pasme, një kryesore, një telefoto dhe një me kënd super të gjerë, shoqërohen nga një sensor 3D ToF për të asistuar në fokusim.

Në brendësi gjendet një procesor Snapdragon 865 me 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme dhe bateri 4,000 mAh. Në Evropë konektiviteti 5G do të bëhet përmes modemit Qualcomm X55. Telefoni ka certifikimin IP65 dhe IP68 të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Trump nuk i bllokon dot ata që e kritikojnë në Twitter

Tags >

Sony