Harduer

Sony mund të prezantojë një smartfon të ri rezistent ndaj ujit më 4 shtator

Publikuar , 28 Gusht 2013
0
Sony mund të prezantojë një smartfon të ri rezistent ndaj ujit më 4 shtator

Xperia ZRPërmes një videoje që mban emrin “Më e mira e Sony-it do të përmirësohet edhe më shumë”, kompania ka lajmëruar ardhjen e një smartfoni të ri.

Sony nuk ka dhënë detaje mbi specifikimet, por ka dhënë në fakt datën zyrtare të lançimit. Ajo do të jetë 4 shtatori.

Mesa duket bëhet fjalë për smartfonin me emër Xperia Z1, i cili, sipas raportimeve, thuhet se ka ekran 5-inç, procesor Snapdragon 800, kamer 21-megapixel me opsione për të regjistuar në 4K, edhe pse asnjë prej këtyre lajmeve nuk është konfirmuar.

Karakteristika më e veçantë e tij pritet të jetë rezistenca kundër ujit. Kjo veçori nuk është e panjohur për smartfonët e kompanisë.

Për të bërë një krahasim, Xperia Z Ultra është po ashtu rezistent ndaj ujit. Ai ka gjithashtu procesor të njëjtë me të përfolurin Xperia Z1, ekran më të madh prej 6.4-inç, por kamer më të vogël, si ajo e smartfonëve më të zakonshëm që gjenden në treg, prej 8-megapixel. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Televizorët 8K do të bëhen më mirë falë Samsung

Lajmet e fundit>