Harduer

Sony nuk po përballon dot kërkesën për sensorë kamerash

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Dhjetor 2019
0
Për vitin e dytë me radhë, Sony ka operuar fabrikat e saj 24 orë në ditë 7 ditë me radhë edhe gjatë pushimeve. Por pavarësisht kësaj nuk ka mjaftuar për tu përballur me kërkesën. Sony nuk po përballon dot kërkesën për sensorë kamerash

Sony po vuan të përballet me kërkesën për sensorë fotografikë sipas një raporti të Bloomberg. Edhe pse shitjet e smartfonëve kanë rënë ndjeshëm në vitet e fundit, prodhuesit kanë rritur numrin e kamerave prezente në smartfonët tanë duke çuar në një krizë.

Një prej prodhuesve më të mëdhenj të sensorëve është Sony i cili kontrollon mbi 50% të tregut nga të ardhurat dhe furnizon Apple me sensorë për iPhone. Kompania shet katër sensorë 12-megapiksel për çdo iPhone 11 Pro që prodhon.

Për vitin e dytë me radhë, Sony ka operuar fabrikat e saj 24 orë në ditë 7 ditë me radhë edhe gjatë pushimeve. Por pavarësisht kësaj nuk ka mjaftuar për tu përballur me kërkesën.

Sony ka investuar në rritje kapacitetesh dhe po ndërton një fabrikë të re e cila hyn në funksion në 2021 por nuk pritet ndryshim të situatës. Duke gjykuar nga mënyra sesi gjërat po shkojnë mund të mos mjaftojë dhe duhet tu kërkojmë falje konsumatorëve sepse nuk po arrijmë të prodhojmë mjaftueshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung prezanton kamerën 108-megapiksel për smartfonët

Tags >

Sony