Biznes

Sony po kthehet në tregun e e-lexuesve në Japoni

Publikuar , 26 Nëntor 2010
0
Sony po kthehet në tregun e e-lexuesve në Japoni

Çmimi për 5-inçëshin Pocket Edition PRS-350 do të ketë një çmim rreth 220EUR, ndërsa PRS Edition Touch-650 do të kushtojë rreth 250EUR (me çmim sipas valutës tonë). Reuters ka raportuar se Sony do të fillojë me 20 000 tituj në gjuhën japoneze në dyqanin e saj për e-libra, dhe shpreson të shes “300 000 lexues në vitin e parë të lansimit dhe të fitojë gjyshmën e tregut të brendshëm deri në vitin 2012.”

Aktualisht, konkurrenti më i madh i lexuesit të Sony në Japoni është iPad i Apple. Por Sharp së shpejti do të lansoi një çift të tabletave sipas platformave së saj Galapagos dhe Amazon.

Presidenti i lartë i Sony Electronics, Fujio Noguchi, tha se ai beson që “Japonia ka potencial të bëhet tregu i dytë apo i tretë më i madh i e-lexuesve në botë, por ka disa aspekte të ndërlikuara në treg. “ Disa nga këto përfshijnë “qëndrim të kujdesshëm nga botuesit,” e cila vazhdon të kufizoi shitjen e librave dixhitale në Japoni./pcworld.al

LEXO EDHE:  Bitcoin bie me 11% nën 3,400 dollarë

Lajmet e fundit>