Lajmet

Sony po përdor metoda hakimi për të ndërprerë shkarkimin e të dhënave të vjedhura

Publikuar , 11 Dhjetor 2014
0
Sony po përdor metoda hakimi për të ndërprerë shkarkimin e të dhënave të vjedhura

hacking-sonyPas sulmeve të njëpasnjëshme, kompania Sony po bën përpjekjet e saj që të mos bjerë më pre e shkeljeve dhe vjedhjeve të të dhënave të saj nga hakerët. Si një mënyrë për të kthyer sulmin, kjo kompani është duke përdorur metodat e veta të hakimit për të luftuar shkarkimet ilegale të pronës së saj, ka raportuar Recode.

Sony ka marrë masa teknike që të ndalojë shkarkimet e informacioneve sensitive të saj, të cilat ndodhën këtë nëntor nga sulmet e hakerave. Gjiganti i argëtimit po shfrytëzon Amazon Web Services, të njëjtin si Netflix, Instagram dhe shumë të tjerë. Sulmuesit, të vetëquajturit “Guardians of Peace” deklarojnë se kanë vjedhur deri në 100 terabyte me informacion lidhur me financat e Sony Pictures , buxhetin e tyre, e-mail-et e brendshme lidhur me pagesat dhe shumë të tjera të cilat i nxjerrin pjesërisht në site publike si PasteBin. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  AMA kompenson televizionet për kalimin nga transmetime analoge në dixhitale

Tags >

hakerSony
Lajmet e fundit>