Harduer

Sony po përgatit Vaio me Chrome OS dhe GPU të jashtme

Publikuar , 20 Mars 2011
0
Sony po përgatit Vaio me Chrome OS dhe GPU të jashtme

Njësia me Chrome OS raportohet të jetë modeluar ngjashëm me modelin e Google Cr-48, dhe në fakt ka edhe dimensionet e njëjta dhe ekranin e njëjtë prej 11.6 inç. Në listën e specifikave thuhet t ë jetë një Nvidia Tegra 2, 1GB RAM Dhe 16 GB Flash Memorie.

Në pjesën tjetër të raportit u përmend edhe një “Hibirid”, për të cilin thuhet se do të jetë i hollë dhe i lehtë, me Core i7 dhe bateri të fuqishme që sjellë prej 8 deri në 16.5 orë pune. Përveç kësaj ai do të ketë edhe Intel Thunderbolt dhe një SSD të brendshëm, si dhe përkrahje për një Blu-ray lexues dhe grafikë të jashtme (të ofruar nga AMD) për të ofruar përkrahje në nivelin e lojërave dhe multimedial.

Deri më tani nuk ka ndonjë fotografi për të dëshmuar njërin apo tjetrin produkt, por gjasat janë mjaft të larta se këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me thashetheme. Vazhdoni të qëndroni me PCWorld Albanian.

LEXO EDHE:  Teknologjia super e shpejtë e USB vjen gjatë 2019-ës tek kompjuterët desktop

Lajmet e fundit>