Biznes

Sony postoi 2.1 miliardë dollarë fitim, PlayStation rritet me 65%

Publikuar , 30 Tetor 2018
0
Titujt si Gold of War dhe Spider-Man janë shitur 3 milion dhe 3.3 milion njësi respektivisht. Sony postoi 2.1 miliardë dollarë fitim, PlayStation rritet me 65%

Biznesi PlayStation i Sony vijon të rritet dhe vetëm në tre mujorin e dytë të vitit kompania pati një fitim rekord prej 2.1 miliardë dollarësh.

Plot 4.9 miliardë shitje dhe 800 milionë dollarë fitim vinë nga divizioni PlayStation, një rritje me 65% krahasuar me një vit më parë.

Që nga debutimi Sony ka shitur mbi 86 milion konsola PS4.

Titujt si Gold of War dhe Spider-Man janë shitur 3 milion dhe 3.3 milion njësi respektivisht.

Përtej biznesit të lojërave Sony pati rritje të biznesit të shërbimeve financiare, semikonduktorëve ndërsa biznesi mobil është në rënie të vazhdueshme.

Ky i fundit humbi 32% krahasuar me një vit më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google Gallery Go është një aplikacion i lehtë për menaxhimin e fotove në Android

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>