Harduer

Sony prezantoi kamerën super të shpejtë A9 Mark II dhe kushton një pasuri

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 04 Tetor 2019
0
Sony thotë se gjurmimi AF është përmirësuar gjithashtu falë një algoritmi të ri. Konektiviteti gjithashtu. Kamera ka një portë Ethernet Gigabit me portë USB-C 3.2 si dhe mbështetje për Wi-Fi 5Ghz krahas bandës 2.4Ghz. Sony prezantoi kamerën super të shpejtë A9 Mark II dhe kushton një pasuri

Sony përditësoi A9, një prej kamerave të rangut më të lartë në shitje. Modeli i ri Mark II nuk ndryshon shumë nga paraardhësi duke ruajtur të njëjtin sensor 24-megapiksel me shpejtësinë e shkrepjes 20fps duke e pozicionuar kamerën si më të mirën për aktivitete sportive apo fotografi të rasteve familjare si fejesa dhe martesa.

Por ky modele ka shënuar disa përmirësime në aspekt të tjera. Shkrepësi mekanik tradicional ka dyfishuar shpejtësinë dhe tashmë mund të realizojë në 10fps duke përmirësuar rezultat në ambiente me drita pulsuese.

Një tjetër specifikë është stabilizimi optik i përmirësuar, rezistenca më e fortë ndaj ujit dhe pluhurit dhe ndërfaqja e ekranit me prekje.

Sony thotë se gjurmimi AF është përmirësuar gjithashtu falë një algoritmi të ri. Konektiviteti gjithashtu. Kamera ka një portë Ethernet Gigabit me portë USB-C 3.2 si dhe mbështetje për Wi-Fi 5Ghz krahas bandës 2.4Ghz.

Si rezultat kamera A9 II është një opsion i mirë për të realizuar foto dhe video ndërsa qëndron i lidhur me një laptop. Vetëm trupi i A9 II do të kushtojë 4,500 dollarë kur të dalë në shitje në Nëntor. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  PlayStation Vita bëhet një relike e së kaluarës

Tags >

Sony
Lajmet e fundit>