Harduer

Sony prezantoi Xperia XZ2 Premium me kamër më të fuqishme

Apr 16 2018
0 Shpërndarje
Kamera sekondare nuk është një lente telefoto apo zmadhimi por një sensor 12-megapiksel monochrome krahas sensorit kryesor 19-megapiksel me ngjyra. Sony prezantoi Xperia XZ2 Premium me kamër më të fuqishme

Vetëm dy muaj më parë nga debutimi i Xperia XZ2 në Kongresin Mobil Botëror, Sony është rikthyer me Xperia XZ2 Premium.

Ky telefon mban të njëjtin dizajn me XZ2 por sjell një kamër, ekran, bateri dhe specifika të tjera të përmirësuara.

XZ2 Premium del në shitje në verë. Çmimi ende nuk është bërë i ditur por nuk ka për të qenë i lirë. XZ2 kushton 800 dollarë dhe varianti Premium mund të shkojë deri në 900 apo 1,000 dollarë.

Telefoni vjen me ekran 5.8-inç 4K me mbështetje për video HDR. Sipas Sony përmirësimi më i ndjeshëm është kamera. XZ2 Premium ka dy të tilla.

Kamera sekondare nuk është një lente telefoto apo zmadhimi por një sensor 12-megapiksel monochrome krahas sensorit kryesor 19-megapiksel me ngjyra.

XZ2 Premium arrin një ISO prej 51,200 ndërsa videot shkojnë deri në 12,800.

Konfigurimi me dy kamera sjell me vete edhe funksionalitetit portret të cilin Sony e quan “Bokeh Mode.”

XZ2 Premium mund të regjistrojë video 960fps me rezolucion 1080p. Gjithashtu telefoni ka më shumë RAM prej 6GB dhe më shumë kapacitet baterie prej 3,540 mAh.

Telefoni vjen me Android 8.0 Oreo dhe Snapdragon 845. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>