Harduer

Sony pritet të lançojë një tablet super të hollë 12.9 inç

Publikuar , 31 Dhjetor 2014
0
Sony pritet të lançojë një tablet super të hollë 12.9 inç

sony-ces-2015-teaser-001-630x351Kompania Sony mund të ketë disa surpriza të reja të rezervuara për vitin 2015 dhe eventin Consumer Electronics Show. Deri në këto momente dihet se kompania do të zbulojë detaje lidhur me të paktën një telefon inteligjent të ri, por ndoshta i shtohet edhe një smartfon tjetër Xperia Z4 së bashku me një tablet.

DigiTimes, e cila jo gjithmonë është shquar për saktësinë e lajmeve, ka thënë së fundmi se kompania Sony është duke planifikuar prodhimin e një tableti i cili do të jetë 12.9 inç me një ekran 3840 x 1440 piksel. Gjithashtu thuhet se kjo pajisje do të lançohet gjysmën e parë të vitit 2015. Duke i dhënë këtë kornizë kohore Sony mund ta prezantojë tabletin e ri në eventin CES javën e ardhshme ose ndoshta do ta shtyjë lajmërimin e kësaj pajisjeje për në mars tek eventi Mobile World Congress. Gjithashtu pritet që ky tablet të jetë i hollë vetëm 8.6 mm dhe të kushtojë 1.000 dollarë.(PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A janë të sigurt avionët Boeing Max 8?

Lajmet e fundit>