Analiza

Sony PSPgo shpall luftë ndaj rivalëve Apple dhe Nintendo

Publikuar , 01 Tetor 2009
0
Sony PSPgo shpall luftë ndaj rivalëve Apple dhe Nintendo

I ofruar në ngjyrë të zezë dhe të bardhë dhe me një çmim që fillon prej 249 dollarë, PSPgo ofron një dizajn të hollë të madhësisë së xhepit së bashku me një ekran rrëshqitës. Por përcjellësit e industrisë janë më të emocionuar mbi dallimet kyçe të PSPgo: Lojërat e plota portabile do të ofrohen në të gjitha formatet digjitale.

“Kur kemi lansuar PSP-1000 në vitin 2005, ishte e qartë se atje ka një kërkesë të madhe jo vetëm për sisteme të shkëlqyera argëtuese në lëvizje, por për një pajisje argëtuese tërësisht portabile” tha John Koller, drejtor i grupit reklamues të harduerit të Sony. “Qysh prej asaj kohe, PSP ka arritur të shesë më shumë se 15 milion njësi në Amerikën Veriore dhe 53 milion njësi anembanë botës”.

Më shumë përmbajtje

Me PSPgo, Sony është fokusuar në krijimin e një pajisje më të përshtatshme për jetën mobile. Kompania gjithashtu është duke ofruar përmbajtje të re nga Playstation Networrk, duke përfshirë lojërat e shumë pritura Gran Turismo dhe MotorStorm Arctic Edge. Koller tha se në mënyrë virtuale të gjithë titujt e PSP do të ofrohen për shkarkim në Playstation Store, kudo qoftë përmes Wi-Fi, në një kompjuter apo përmes një Playstation 3.

Koller gjithashtu lajmëroi edhe lojëra dhe video të reja dhe ekskluzive në Playstation Store, duke përfshirë PixelJunk Monsters Deluxe, Fat Princess: Fistful of Cake dhe LocoRoco 2: Midnight Carnival. Sony gjithashtu është duke krijuar lojëra miniaturale për argëtim të shpejtë, si Tetris dhe Fieldrunners.

Në përgjithësi, Sony është duke ofruar më shumë se 150 tituj që ishin shpalosur më parë, sikurse God of War: Chains of Olympus, Madden NFL 10, Soulcaliber Broken Destiny dhe Tiger Woods PGA Tour 10, së bashku me 60 tituj origjinal të Playstation klasik dhe më shumë se 2.300 filma dhe 13.000 spektakle televizive nga studio të mëdha dhe partnerë.

LEXO EDHE:  Routerët Wi-Fi me mbulimin më të mirë për shtëpinë tuaj

Reagues dhe Produktiv 

“PSPgo është një “go”. Ka qenë një pajisje shumë e popullarizuar. Faktori i ri i formës do të tërheq shumë njerëz. Sony është duke u përballur me një rund tërësisht të ri të konkurrencës, e cila dukshëm vjen nga Apple në terme të produkteve si iPod Touch, gjë që e pozicionon Apple si platformë argëtuese” tha Michael Gartenberg, zëvendës president pranë Interpret. “Sony duhet të punojë shumë për të dalluar vetën përmes lojërave të saj, thellësisë së tyre dhe gjërave tjera që mund të bëjë PSPgo në mënyrë që të rritet pjesëmarrja në treg.”

Sipas Gartenberg, lëvizja kyçe e Sony nuk është operimi në reaksion të asaj që bënë Apple. Sony duhet në mënyrë produktive të gjejë rrugë për të dalluar përmbajtjen, shërbimet dhe funksionalitetin e PSPgo nga ajo që ofrojnë Apple dhe Nintendo.

“Gjëja e fundit që Sony dëshiron për vetën e saj është reagimi ndaj një produkti të Apple” tha Gartenberg. “Shpresojmë se ata kanë mësuar disa gjëra nga Walkman kundër iPod”.

Specifikat

PSP Go ka një ekran të gjerë 3.8 inç i cili rrëshqet dhe shpalos tastet për argëtim. Kapaciteti i memories është 16GB memorie flash të integruar e cila mund të zgjerohet përmes kartelave të memories M2. Kontrollimi është i ngjashëm me kontrollorin e platformës Playstation. PSPgo ofron përkrahje edhe për për Wi-Fi dhe Bluetooth. Procesori është 300 Mhz, RAM ka 64 MB, ekrani nuk është i ndjeshëm në prekje, përmban ueb shfletues etj.

Lajmet e fundit>