Harduer

Sony shfaq Slim Play Station 3, hesht akoma rreth PS4

Publikuar , 22 Shtator 2012
0
Sony shfaq Slim Play Station 3, hesht akoma rreth PS4

Sony eshtë duke lançuar një konsolë të re për Play Station 3! Përpara se ju të emocionoheni shumë, kjo nuk është një konsolë e re PS të cilën ju po kërkoni, pra akoma nuk ka lajme rreth PS4.

Kjo konsolë e re është akoma një Play Station 3, megjithatë më e hollë dhe më i lehtë se më parë, ashtu siç PS3 Slim ishte më i hollë dhe më i lehtë se origjinali.

Këtë herë, Sony deklaroi se e ka ridizenjuar totalisht arkitekturën e brendshme, duke rezultuar në 25% më pak të vëllimit dhe 20% më i lehtë krahasuar kjo me aktualin PS3. Të dy janë përgjysmuar në krahasim me origjinalin. Estetikisht, mban të njëjtin stil të përgjithshëm dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrat: bardhë dhe të zezë.

Ndërsa ajo është më e vogël dhe më e lehtë, PS3 i ri vjen me më shumë kapacitet memorje.

Në vend të 160GB dhe 320GB të cilat janë modelet aktuale, Sony do të shesë një 250GB me çmimin 269$ që nga 25 shtatori dhe 500GB prej 299$ duke filluar nga 30 tetori i këtij viti.

“Me një kapacitet më të madh në memorje që i është shtuar konsolave, në vend të 320GB dhe 160GB, përdoruesit mund të ruajnë dhe të shijojnë më shumë përmbajtjet si lojrat, muzikë, foto dhe video në këtë PS3 të ri,” – deklaron Sony.

Sony do të lançoj versionin PS3 250GB si një edicion i cili përfshin Uncharted 3: Drake’s Deception, Loja e Vitit së bashkë me një kupon DLC e cila ka një vlerë 30$ (nuk paguhet).

Modeli 500GB do të nisë shitjet si një edicion i limituar me Assassin’s Creed 3 dhe një abonim 30-ditor në PlayStation Plus. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Vendimi për ekstradimin e Assange në SHBA në Shkurt të 2020

Lajmet e fundit>