Harduer

Sony shpalos një aparat të ri hibrid

Publikuar , 22 Shkurt 2010
0
Sony shpalos një aparat të ri hibrid

Jeni tipa që dëshironi të keni thjerra të shumta për aparatin tuaj favorit të fotografimit, por nuk dëshironi që të bartni një DSLR të madh për të fotografuar? Sony siç duket ka ndier këtë dhimbje dhe në hapjen e panairit PMA 2010, kjo kompani ka shfaqur një koncept kompakt aparati të cilit mund t’i ndërrohen thjerrat.

Sikurse formati në rritje “Micro Four Thirds” pionierët e së cilit janë Olympus dhe Panasonic, aparatet do të përdorin sensor të rangut të lartë DSLR (Sony thekson se koncepti përdor një sensor APS-C, që është më i madh sesa ata që përdoren nga kamerat Micro Four Third), por do ti largohen faktorit të formës së DLSR-ve, duke qenë më të vegjël në madhësi.

Koncepti i Sony-it, që përmban të njëjtën logo Alfa sikurse linja e saj DSLR, paraqitet paksa më i trashë sesa një Cyber-Shot kompakt, por shumë më i vogël sesa një DSLR i vërtetë.

Dhe për dallim prej këtyre super kamerave, ajo ofrohet në ngjyra të kaltër, kuqe dhe të hirtë. Përveç sensorit, Sony nuk ka shpalosur ndonjë specifikë tjetër apo çoftë edhe emër për këtë model.

LEXO EDHE:  Apple do të qëndrojë me tre iPhone në 2019, njëri me ekran LCD

Lajmet e fundit>