Harduer

Sony shpalos OLED ekran, super të hollë

Publikuar , 26 Maj 2010
0
Sony shpalos OLED ekran, super të hollë

Ne vazhdimisht gjatë jetës së përditshme po fusim në video pajisje gjëra që dikur ishin në letër, madje edhe gjëra që zakonisht ishin të lidhura me video ekrane të mëdha në pajisje të vogla të xhepit, dhe tani Sony është duke vendosur video në një ekran fleksibil OLED, që ka hollësi të mjaftueshme për tu shpalosur përreth një forme të hollë sa lapsi, pa shkaktuar pengesa në video.

Ekrani i hollë 80 mikrona (një e tetëdhjeta milion e metrit apo pothuajse sa trashësia e flokut të njeriut), mund të shpaloset dhe paloset, pa asnjë problem duke mos penguar kualitetin e fotografisë në asnjë minutë. Ajo është krijuar falë teknologjisë së re OLED, në të cilën hulumtuesit e Sony kanë krijuar transistorë të hollë organik, me performancë 8 herë më të mirë sesa OTFT-të e zakonshëm.

Më shumë detaje pritet që të paraqiten gjatë të enjtes kur pritet që Sony të prezantojë këtë teknologji në simpoziumin, Society for Information Display 2010, që mbahet në Seattle.

Por mjafton të thuhet se kjo teknologji na jep shenja për të ardhmen, ku çdo gjë duket se do të jetë e mundur, e madje kjo letër (nëse mund të quhet kështu) do të mund të përdoret edhe nga gaztat dhe revistat e së ardhmes.

LEXO EDHE:  Telefonët inteligjentë do të kushtojnë mese 1000 dollarë në një të ardhme të afërt

Lajmet e fundit>