Harduer

Sony thotë se Xbox 720 dhe Wii 2, do të paraqiten para PS4

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Sony thotë se Xbox 720 dhe Wii 2, do të paraqiten para PS4

Të tre platformat e mëdha janë duke u bërë gati për të diskutuar publikisht një iterim të radhës të harduerit të tyre bazë, duke i lënë në këtë mënyrë gejmerët të supozojnë pë teknologjinë e një “Wii 2” apo “Xbox 720”.

Shefi i studios kryesore të Sony, Shuhei Yoshida tha se pavarësisht se kanë kaluar katër vite prej se ka debutuar PS3, kjo platformë ka ende “një cikël më të gjatë jetësor” para Xbox 360 dhe Wii.

Kur është pyetur nga magazina e industrisë, Develop pse Sony ende nuk ka diskutuar publikisht PS4, Yoshida tha: “Natyrisht në opinionin tim, Microsoft do të bëjë lëvizjen e parë. Ose mund të jetë Nintendo për shkak se nuk ka çfarë të përditësojë në harduerin e saj bazë (nuk ofrohet përkrahje për HD), kështu që ata mund të bëjnë hapin e parë”.

“Ndoshta ne duhet të presim lëvzijet e tyre. Sipas mendimit tim, kjo për shkak se PS3 është paraqitur më vonë se Xbox dhe është më i fuqisëm, kështu që ka një jetë më të gjatë”.

Microsoft në anën tjetër mund të mos pajtohet me këtë: Drejtori i produktit Aaron Greenberg tha CVG më herët gjatë këtij viti se jetëgjatësia e platformës së re Kincet do të jetë më shumë se 5 vite. Gjithashtu bosi i Nintendo-së, Satoru Iwata tha muajin që shkoi se ka pak gjasa për lansimin e një konzole 3D për shtëpi në të ardhmen e afërt.

LEXO EDHE:  Sony ka shitur 100 milionë PlayStation 4

Lajmet e fundit>