Analiza

Sony Walkman i mbush 30 vjet

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Sony Walkman i mbush 30 vjet

PC World e ka renditur Walkman-in të parin në listën e Pesëdhjetëshes (50) më të mirë të pajisjeve gjatë 50 viteve të fundit, para disa viteve, e edhe nëse Apple iPhone do të kishte qenë në atë kohë konkurrent, Walkman përsëri do të kishte vend të sigurt.

Fakti është se Walkman përgjithësoi më shumë se muzikën mobile. Ai përfaqësoi mundësitë e asaj se çfarë mund të marrim me vete.

Para Walkman, incizuesit e shiritit magnetik në shtëpi ishin të zakonshëm në mbretërinë e komponentëve të veçanta të madhësisë së TiVo-s së sotme; apo ndoshta ishte e integruar në një boombox, një radio të-gjitha-në-një dhe pajisje me shirit që kishte dedikimin si pajisje e lëvizshme, por shpesh nuk kishte të bënte asgjë me lëvizshmërinë.

Kur doli për herë të parë, modeli i kaltër-dhe-i hirtë “TPS-L2” kushtonte vetëm 200$. Dhe para se fjala japoneze të bëhej angleze “Walkman” (Njeriu që ecë), origjinalisht në SHBA ishte quajtur “Soundabout”. Në Angli quhej “Stowaway”, dhe në Australi “Freestyle”. TPS-L2 u soll në treg me një mbules të kaltër që hapej anash dhe dëgjuese të lehta që nuk mund të palosnin flokët e princeshës Leia (sigurisht e keni parasysh se çfarë dëgjuese ishin në atë kohë).

Edhe unë kujtojë mjaft mirë Walkman-in e parë – isha mjaft fatlum ta posedojë një të tillë. Unë mora pajisjen time gjatë pushimeve në Hong Kong (ku kushtonte më pak se 200 dollarë amerikan në atë kohë), dhe që nga ajo kohë nuk kam qenë larg prej lexuesve muzikor portabil. Kujtimet e mija më të mirat janë ato të fillimit që kishin të bënin me përdorimin e Walkman-it tim gjatë fluturimeve me aeroplan, dhe në shëtitjet me makinë bashkë me gjyshërit e mi. Isha i dashuruar mas butonit ngjyrë portokalli; e shtypja  dhe volumi i muzikës ndalej në prapavi – duke e bërë më të lehtë të kuptoja se çfarë po bëhej në ulëset e përparme të makinës, apo të përgjigjesha më shpejtë kur ende dëgjoja muzikë në të njejtën kohë. Ai Walkman i kohëve të hershme kishte kontrolla të volumit për anën e majtë dhe të djathtë dhe hyrje për dy palë dëgjuese – diçka mjaft e bukur për të ndarë kënaqësi muzikore me një shok.

LEXO EDHE:  Nëse ju shqetëson privatësia online, ky është shfletuesi që keni nevojë

Megjithëse më kujtohet se Walkman-i i parë ishte paksa i vështirë për operime me një dorë, gjithashtu më kujtohet se butonat ishin vendosur me një logjikë të dobët që pavarësisht kësaj ishte efektive për operim të pajisjes me ndjeshmëri. TPS-L2 nuk ishte i vetmi Walkman i imi; unë mora një pajisje atraktive me kaseta, në Japoni gjatë viteve të 80-ta, që ishte shumë e hollë dhe shumë e mirë për gishtërinj, me tërë butonat me një renditje të jashtëzakonshme logjike. Ajo çfarë kam mësuar nga TPS-L2, mund të thuhet se është ndihmesa në informim për zgjidhjet gjatë të ardhmes, për pajisjes elektronike.

Një ndryshim i vërtetë në sjelljet e mija teknike

Kam përdorur Walkman-in gjatë studimeve, gjersa isha në autobusin e shkollës, për të kaluar kohë gjatë punëve në librari; por më vonë gjatë jetës, nuk mund të kaloja kohën pa pasur një Walkman afër meje.

Gjatë viteve, kam mësuar të krijojë kasetat më dëshirat e mija muzikore, duke incizuar artistët dhe këngët e mija më të preferuarat. Këto kaseta, ishin modele paraardhëse për miksim të D-ve dhe listave të iTunes  që kam krijuar gjatë të ardhmes (të dy prej këtyre më kërkuan konsumim të medieve të ndryshme). TPS-L2 origjinal ka pasur gjithashtu imagjinatën time. Si konsumator unë kam filluar të ëndërroj sesi do të merrja muzikën time me veten në një Walkman, e pse jo edhe video? (Po, Sony ka prodhuar Watchman mini-TV, por nuk ka qenë as për së afërmi për të qenë pajisje portative qysh e kam paramenduar). Kisha dëshirë të merrja filmat e mi me vete. Kaloi një kohë derisa Apple iPod Video ta bëjë video lëshimin më të lehtë dhe më realistik, në krahasim me pajisjet tjera portative të asaj kohe.

LEXO EDHE:  Çfarë është shtrirja e postimeve në Facebook dhe si funksionon?

TPS-L2 ishte Walkman-i im i parë, por sigurisht që nuk ishte i fundit. Sigurisht kam kaluar përgjatë 10 modeleve të ndryshme, gjatë dy dekadave. Disa ishin të hollë, kishin FM dhe TV tuner, disa mund të incizonin, e njëri ishte edhe kishte rezistencë ndaj depërtimit të ujit. TPS-L2 ishte ndërtuar si një tank; riparimi i tij i fundit është bërë para një dekade. Më është dashur të ndërrojë kokat e leximit të shiritit pasi që ishin tharë me kalimin e kohës.

Sigurisht që ka kaluar kohë e gjatë prej kur kam kaluar në kënaqësitë e muzikës digjitale, Sony Walkman mbetet një prej pajisjeve të pakta që mund ta shikojë dhe mund të kujtojë mënyrën sesi më ka ndryshuar sjelljen dhe bashkëveprimin tim me një pajisjeje elektronike. Dhe në krahasim me të, shumë pak ka një emër ashtu siç ka Walkman.

Lajmet e fundit>