Harduer

Sony Xperia Pro-I është smartfoni me kamerën e një aparati profesional

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Tetor 2021
Për ti vendosur gjërat në perspektivë, Pixel  6 Pro ka një kamër 1.2um ndërsa sensori kryesor i Xperia Pro-I është 2.4um. Sony Xperia Pro-I është smartfoni me kamerën e një aparati profesional

Në fillim të 2021 Sony prezantoi Xperia Pro me çmim prej 2,500 dollarësh. Ishte qartësisht një telefon bërë për video profesionistët. Sot Sony u rikthye me një gjeneratë të dytë të smartfonit për të joshur më tutje entuziastët e fotografisë.

Tipari dallues? Sensori 1-inç marrë nga kamera RX100 VII. Është sensor aq i madh saqë me lehtësi mund të bëni dallimin me kamerat t telefonëve të tjerë.

Për ti vendosur gjërat në perspektivë, Pixel  6 Pro ka një kamër 1.2um ndërsa sensori kryesor i Xperia Pro-I është 2.4um.

Falë sensorit në fjalë smartfoni mund të realizojë foto 12-bit RAW dhe video 4K me 120fps dhe autofokus që gjurmon shikimin.

Nëse flasim për autofokus, kamera ka 315 pika që mbulojnë 90% të kornizës. Pro-I përmban një prej procesorëve fotografik BIONZ X të Sony duke i dhënë mundësinë të kapë 20 frekuenca në sekondë në autofokus dhe autoekspozim të aktivizuar.

Qershia mbi tortë e sensorit 1-inç është lentra 24mm bërë nga xhami që mund të kapërcejë mes hapjeve f/2.0 dhe f/4.0. Sistemi i kamerave përfshin edhe një sensor 16mm ultrawide dhe një 50mm telefoto.

Përtej fuqisë fotografike Xperia Pro-I ka procesorin Snapdragon 888 me 12GB RAM dhe 512GB memorie të brendshme. Me kartat SD kapaciteti shkon në 1TB.

Çdo gjë fuqizohet nga një bateri 4,500 dhe karikues 30W.

Pro-I ka ekran 6.5-inç OLED me 120Hz dhe raport 21:9. Së fundi smartfoni ka një portë 3.5mm kufjesh. Sony ka planifikuar ta shesë për 1,800 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kriza globale e çipeve mund të godasë smartfonët

Tags >

Sony