Harduer

Sony Xperia Tablet ofron Tegra 3

Publikuar , 02 Gusht 2012
0
Sony Xperia Tablet ofron Tegra 3
Sony Xperia Tablet, përfshinë një Nvidia Tegra 3 SoC dhe një Android 4.x, të cilat janë të azhurnuara nga versioni i mëparshëm që përmbante një Tegra 2 dhe Android 3.x. Ende është e paqartë nëse eksporti i tabletës do të vijë me një Cream Sandwich (4.0) apo Jelly Bean (4.1). Versioni i fundit u shfaq në qershor dhe doli vetëm për disa pajisje, një pjesë shumë të vogël si produket e Google.
 
Tegra 3 sjell me vete përmirësime të mëdha në performansën CPU dhe GPU, duke e kaluar paraardhësin e tij, duke qenë gati 5-herë më e mirë, kjo bazuar në testet e bëra për produktin në fjalë. Edhe pse SoC më i fundit i Nvidia përkrahë teknologjinë Wi-Fi të Alliance Miracast, thuhet se Xperia do të jetë në përputhshmëri me DLNA.
 
Megjithëse nuk duket shumë ndryshe, korniza prej alumini 8.8mm i Xperia është 42% më i lehtë se Tablet S. Sony gjithashtu është duke përgatitur një mbulesë tastiere të ngjashme me atë të Microsoft Surface. Zgjidhja e Sony nuk mbulon vetëm pjesën e përparme, por ajo zgjerohet edhe në pjesën e pasme dhe shërben si mbajtëse.
 
Xperia, gjithashtu, ka një bateri 6000mAh e cila ofron deri në 10 orë shfletim në Internet. Tiparet tjera përfshijnë një lexues SD, bokse stereo, një kamera 8MP në pjesën e pasme dhe 1MP në atë përpara. Lidhja 3G thuhet se do të shfaqet, por nuk është ende e sigurtë. Pajisja pritet të dalë në treg në versionet 16GB, 32GB dhe 64GB me çmimet përkatëse 449.99$, 549.99$ dhe 649.99$, 50$ më pak se gjenerata e tretë e iPad. (PCWorld Albanian)
LEXO EDHE:  eBay ka 180 milionë blerës aktivë

Tags >

Xperia
Lajmet e fundit>