Harduer

Sony zbulon çmimin dhe datën e debutimit të PlayStation 5

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Shtator 2020
Modeli standard i PS5 kushton po aq sa Xbox Series X ndërsa Digital Edition kushton 100 dollarë më tepër sesa Xbox Series S në 299 dollarë. Sony zbulon çmimin dhe datën e debutimit të PlayStation 5

Nuk kemi pse të aludojmë më sepse Sony zbuloi çmimin dhe datën e debutimit të  PlayStation 5. Konsola do të shitet për 500 dollarë ndërsa Digital Edition do të kushtojë 400 dollarë.

Të dy modelet dalin në shitje në 12 Nëntor në SHBA, Kanada, Japoni, Meksikë, Australi, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut. Ndërsa pjesa tjetër e botës do të marrë konsolën më 19 Nëntor.

Porositë në disa distributorë fillojnë ditën e nesërme. Zbulimi i  jep fund një loje që dy kompanitë rivale dhe konsolat e tyre PS5 dhe Xbox Series X po luajnë pre disa muajsh.

Microsoft prezantoi Xbox Series X dhe Series S javën e kaluar përpara planifikimit. Modeli standard i PS5 kushton po aq sa Xbox Series X ndërsa Digital Edition kushton 100 dollarë më tepër sesa Xbox Series S në 299 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube prezanton versionin e vet të TikTok