Harduer

Sony zgjeron linjën e TV-ve 4K me nëntë modele të reja

Publikuar , 07 Janar 2014
0
Sony zgjeron linjën e TV-ve 4K me nëntë modele të reja

sony_x950b_4k_tv-100223933-largeKompania Sony ka shtuar nëntë modele të tjera në tri seri të linjës së TV-ve 4K në shfaqjen ndërkombëtare CES gjatë të hënës, duke premtuar oferta më të lira, por duke mos përmendur çmimet.

Hyrjet më të fundit janë udhëhequr nga seritë XBR-X950B, që ishte zbuluar në një konferencë për shtyp në Qendrën e Kongresit në Las Vegas. Setet televizive pritet të jenë në dispozicion këtë vit në 85 dhe 65 inç.

TV-ja 4K Ultra HD ka katër herë më tepër rezolucion se sa Full HD 1080p, teknologjia e paraqitjes Triluminos për ngjyrë të përmirësuar dhe HDMI 2.0.

“Algoritmi i tij unik për ndriçim nga pas mund të arrijë një varg më të gjerë dinamik të ndriçimit me pika më të larta dhe zymtësi më të thella,” tha Mike Fasulo, që është president dhe shef ekzekutiv i Sony Electronics.

sony_-x900b_4k_tv-100223934-large“Këta televizorë janë kapës të syrit, pa marrë parasysh se çfarë jeni duke shikuar.” Kjo pajisje ndiqet nga seritë X900B prej 79, 65 dhe 55 inç dhe seritë X850B prej 70, 65, 55 dhe 49 inçësh.

Sony është duke shtuar edhe një linjë të re të pesë serive Bravia LED HD për ta shoqëruar hyrjen e 4K-së. Këto pajisje ka më tepër mundësi që të jenë në dispozicion gjatë pranverës së këtij viti. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Sa telefonë ka shitur Huawei në 2019?

Tags >

SonyTV