Harduer

Sony avancon 14 inçëshin VAIO CW me Windows 7

Publikuar , 08 Tetor 2009
0
Sony avancon 14 inçëshin VAIO CW me Windows 7

VAIO CW ka një ekran 14 inçësh (16:9 apsect radio) dhe është i pari produkt i kategorisë së mesme të Sony, që do të bartë sistemin operativ Windows 7. Duke qëndruar një hapë me sistemet e mëparshme VAIO C, CW është produkt me dizajn të veçantë dhe arrin me ngjyra të ndritshme si në anën e jashtme ashtu edhe në atë të brendshme.

Një konfigurim bazë për këtë sistem do të duhej të fillonte me një çmim prej 780 dollarë, megjithëse Sony deri më tani ka vendosur sistemin më të lirë me një çmim prej 850$ që përmban procesor 2.2 GHz Core 2 Duo, 4GB RAM, një hard disk 320GB dhe kartelë grafike të dedikuar GeForce GT 230M për 3D më të shpejtë në lëvizje.

Porositë e veçanta mund të arrijnë deri në një procesor 2.8 GHz, 8GB RAM dhe 500 GB HDD e njësi lexues Blu-ray.

CW pritet të arrijë në fund të tetorit në treg, të cilat janë ditët e para kur Windows 7 është i gatshëm për treg.

LEXO EDHE:  Samsung prezanton televizorin e së ardhmes MicroLED

Lajmet e fundit>