Harduer

Sony dizajnon TV 3D me shikueshmëri 360 shkallë

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Sony dizajnon TV 3D me shikueshmëri 360 shkallë

Ju bënë konfuz termi? Nuk do të duhej, për shkak se prototipi në fjalë i këtij ekrani në thelb është një njësi me formë tubi që është në gjendje të shfaq një imazh 3D për secilin që e shikon. Ndoshta këtu bëhet fjalë për një këndvështrim përballë me fytyrën, pra ngado që e shikoni keni këndvështrimin e njëjtë.

Ende nuk është e qartë nëse shikuesit do të shohin pjesët anësore të imazhit 3D, pra duke mos qenë të përshtatur me këndvështrimin e tyre, ose nëse do të shohin një tjetër anë të imazhit në varësi të asaj  që kanë përballë.

Ekrani gjithashtu punon edhe pa xhama. Në formën e tij momentale, njësia e gjerë 13 cm dhe e lartë 27 cm, mund të shfaqë imazhe në ngjyra 24-bit.

Hulumtimet dhe zhvillimet e aftësive të ekranit janë ende duke vazhduar, ka deklaruar Sony. Por gjiganti elektronik beson se tubi 3D do të mund të përdoret si një ram për foto 3D ose të adoptohet për të krijuar qasjen e re në video-celularë.

Sony ka përgatitur një video demonstruese të 3D Tube, por nuk do ta lëshojë atë deri më 22 tetor, datë që shënon edhe ditën e parë të panairit Digital Contents Expo 2009 në Tokio.

LEXO EDHE:  Apple prezanton një shërbim video më 25 Mars

Lajmet e fundit>