Harduer

Sony Ericsson Aspen së bashku me versionin e ri Windows Mobile 6.5.3

Publikuar , 02 Shkurt 2010
0
Sony Ericsson Aspen së bashku me versionin e ri Windows Mobile 6.5.3

Gjersa emërtimi sugjeron një përditësim të vogël, paraqita në fjalë realisht sjellë një numër të madh të përmirësimeve ndaj sistemit operativ mobil jo të pritur mirë nga audienca, Windows Mobile 6.5.

Së bashku me ndryshimin më të madh është edhe fakti që Microsoft më në fund ka larguar nevojën për të shfrytëzuar një stylus në momentin që përballeni me një meny rënëse apo me pamjen për të shtuar një kontakt. Kompania tani ka zëvendësuar këto meny me ndarje të prekshme (apo kontaktuese) në maje të ekranit, duke iu adresuar kështu një prej problemeve më kokëçarëse që kanë pasur përdoruesit me këtë sistem operativ.

Këto ndryshime përcillen edhe nga përkrahja për ekrane capacitive të ndjeshme në prekje dhe për gjestet e multitouch. Kompania gjithashtu është duke paralajmëruar kohëra më të shpejta për shfaqjen e faqeve kur përdoret shfletuesi dhe ka përmirësuar navigacionin e prekjes që të jetë më përgjegjës, kur lëvizet anash, afrohet pamja apo rrotullohet faqja.

Gjersa versioni më i fundit i Windows Mobile është padyshim veçori që do të tërheq më së shumti konsumatorët tek Sony Ericsson Aspen, ky celular veçohet me një tastierë të plotë QWERTY, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 2.4 inç, kamerë 3.2 megapikselëshe, GPS të asistuar, Wi-Fi, Bluetooth dhe zgjerim për microSD.

Celulari në fjalë do të paraqitet në çerekun e dytë të këtij viti, ndërsa çmimet për të mbesin edne të panjohura.

Paraqitja e Windows Mobile 6.5.3 ka ardhura para Kongresit Botëror Mobil, në të cilin pritet që Microsoft do të sjellë një shikim më të afërt tek sistemi operativ Windows Mobile 7.0, që është tentimi i kësaj kompanie për t’iu rikthyer konkurrencës iPhone dhe Android.

LEXO EDHE:  OnePlus 6T McLaren Edition vjen me 10GB RAM

Lajmet e fundit>