Harduer

Sony po përgatit një 3D laptop për vitin e ardhshëm

Publikuar , 01 Shtator 2010
0
Sony po përgatit një 3D laptop për vitin e ardhshëm

Engadget ka përfituar rastin që të ketë një shikim të hershëm të pajisjes, që përdor një transmetues të integruar IR për të sinkronizuar me syzet aktive Bravia që kërkohen për të shijuar eksperiencën.

Protoipi përdor një shasi të tanishme të Vaio F-Series 16 inçësh, por versioni prodhues që pritet të paraqitet në vitin 2011 ka gjasa të vendoset në një trup tjetër.

Ajo që gjithashtu nuk dihet është nëse laptopët do të jenë të bashkuar me një palë syze 3D apo nëse përdoruesit do të jenë në gjendje t’i blejnë ato ndaras. Çmimi për këtë model është i panjohur, por sipas të gjitha gjasave do të jetë çmim konkurrues për 3D laptopët e tanishëm në treg.

LEXO EDHE:  Kamerat 3D do të ridizajnojnë radikalisht iPhone e vitit të ardhshëm

Lajmet e fundit>