Harduer

Sony prezanton VAIO në “dietë”

Publikuar , 05 Shtator 2009
0
Sony prezanton VAIO në “dietë”

Në fakt ky produkt është aq i hollë sa që është i rrezikshëm. Më shkurt thënë ju mund të preni torte me të. Ky në fakt është eksperimenti i parë i Sony në këtë faktorë të formës dhe korniza nga fibrat e karbonit dhe tastiera e aluminit do të duhej të ndihmojë shtangësinë kur bëhet fjalë për momentin e arritjes së këtij produkti në fazat e prodhimit përfundimtar.

I riu X është përcjellës i modelit VAIO X505 që ishte i pranishëm në tregje të caktuara, vetëm se në atë kohë nuk kishte procesor Atom, 2GB memorie ose bateri 31 Wh. Sipas Sony, zgjidhja e një procesori Atom është larg prej zgjidhjeve të mundshme dhe vetëm është i pranishëm këtu për të shfaqur një prototip në IFA, por prapëseprapë ka shpresa për pjesë të brendshme CULV në momentin që paraqitet ky produkt në treg. Për fat të keq qasja në pjesët e tjera të brendshme ishte i bllokuar përmes softuerit dhe Sony nuk lëshonte asnjë fjalë nga goja për detaje.

Në bazë të inspektimeve me sy, mund të shihen një palë porte USB, port SD/Memory Stick, port WWAN SIM dhe gjithashtu u vërejtën edhe këmbët e shpalosjes të cilat mund të hapen kur dëshironi të lidhni kabllo ethernet në portin RJ45. Për fat të keq, i vetmi video opsion i pranishëm është VGA.

Detajet e tjera të mëtutjeshme, faktikisht ato zyrtare do të shpalosen në tetor, së bashku me njësitë e gatshme për blerje një javë pas lansimit të Windows 7.

 

LEXO EDHE:  Huawei do të prezantojë më 17 Dhjetor një telefon ma dizajn unik të kamerës selfie

Lajmet e fundit>