Analiza

Sony shet 4.1 milion sisteme Move

Publikuar , 30 Nëntor 2010
0
Sony shet 4.1 milion sisteme Move

Sony ka lansuar pajisjen shtesë për Playstation,  të quajtur Move, në shtator të këtij viti në Amerikën Veriore, në tetor në Japoni, dhe gjatë kësaj periudhe edhe në Evropë. Sistemi në fjalë bazohet në një sistem kontrollimi të ndjeshëm në lëvizje që i ngjason sistemit të Nintendo Wii, por ka si shtesë edhe një kamerë që sipas Sony shton precizitetin dhe kohën e reagimit.

Të hënën në anën tjetër Microsoft tha se sistemi i saj pa kontrollor fare, vetëm i ndejshëm në lëvizje të trupit, Kinect, ka arritur të shitet në 2.5 milion njësi anembanë botës vetëm 25 ditë pas lansimit, dhe sipas po të njëjtë kompani sistemi është rrugës për të arritur në 5 milion njësi të shitura gjatë festave të fundvitit. /pcworld.al

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

Lajmet e fundit>