Harduer

Sony sjellë NEX-VG0, kamerë me thjerrëz që ndërrohet

Publikuar , 14 Korrik 2010
0
Sony sjellë NEX-VG0, kamerë me thjerrëz që ndërrohet

Kushdo që mirret me fotografi digjitale e di se lëvizja kyçe nga ana e konsumatorit drejt anës më profesionale ka të bëjë me adoptimin e aparateve me thjerrëza që ndërrohen, në mënyrë që fotografët të gjejnë thjerrën e duhur për punën e caktuar, në vend se të jenë të detyruar të mirren me një qasje të llojit “njëra i bënë të gjitha”, sikurse që është rasti me aparatet drejto dhe fotografo.

E njëjta ide qëndron edhe tek kamerat… përveç se dallimi i çmimit mes kamerave me thjerrëz fikse të dedikuara për konsumatorë dhe atyre me thjerrëz që ndërrohen, ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Tani Sony po shikon mundësinë për të ndryshuar këtë dallim, dhe përmes NEX-VG10 Interchangeable Lens Handycam, që është kamera e parë me teknologji për ndërrimin e thjerrëzës, duket se po plotëson këtë dallim. Kjo kamerë punon me thjerrëzat E Mount dhe një adapter i mundëson lidhjen me thjerrëzat A-Mount që përdoren nga linja e aparateve Sony Alpha DSLR.

“NEX-VG10 e dërgon linjën e kamerave të Sony në një nivel tjetër duke mundësuar shprehje mahnitëse artistike që nuk kanë qenë të mundura me kamerë të zakonshme për konsumatorë” tha Andy Bubala, drejtor i biznesit të kamerave të Sony, në një deklaratë. “Me këtë kamerë, entuziastët e videos dhe fotografisë mund të kapin filma FULL HD dhe zë të kualitetit më të lartë, për të krijuar video përmbajtje të ngjashme me kinematë”.

NEX-VG10 veçohet me një ekran 3 inç LCD, ka një sensor Exmor APS HD CMOS për të cilin Sony thekson se është 20 herë më i madh sesa sensor i zakonshëm që gjindet tek kamerat e zakonshme për konsumatorë, dhe i mundëson entuziastëve të videos të kapin me një thellësi të fushës shumë të vogël (duke nënkuptuar se ata mund të marrin një prapavijë të defoksuar dhe të koncentrohen në një objekt). NEX-VG10 kap video në format 1.920 x 1080 pikslea dhe arrin me thjerrëz E-Mount 18-200mm të optimizuar për video që ofron 11x optical zoom së bashku me stabilizim të imazhit dhe një autofokus sistem të heshtur.

LEXO EDHE:  Samsung prezantoi laptopin tablet Galaxy Book2 me 20 orë jetëgjatësi baterie

NEX-VG10 mund të përdoret edhe për të kapur imazhe në 14 megapiksela me Auto HDR dhe anti-motion-blur teknologji, si dhe me 7 fps burst rate për fotografim me aksion. Njësa gjithashtu ofron edhe përlrahje për mikrofon dhe një disk të jashtëm. Kamera ka edhe Memory Stick Pro Duo të kompanisë Sony, si dhe media SDHC dhe SDXC, e gjithashtu edhe një kartelë me kapacitet prej 32GB që mundëson deri në katër orë incizim në HD.

NEX-VG10 do të duhej të paraqitet në shtator për një çmim fillestar prej 2.000 dollarë.

Lajmet e fundit>