Lajmet

Soros bën thirrje për largimin e Zuckerberg

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 19 Shkurt 2020
0
“E përsëris qëndrimin tim, Zuckerberg dhe Sandberg duhet tu hiqet kontrolli i Facebook,” tha Ai. Soros është një kritik Facebook që prej 2018-ës. Soros bën thirrje për largimin e Zuckerberg

Miliarderi Xhorxh Soros i ka bërë thirrje themeluesit të Mark Zuckerberg dhe krahut të djathtë të tij COO Sheryl Sandberg të largohen nga Facebook përmes një letre publikuar në Financial Times.

Ai argumentonte se refuzimi i platformës së medias sociale për të ndaluar reklamat politike do të ndihmojnë presidentin Amerikan Donald Trump të rizgjidhet në zgjedhjet e 2020.

Letra vjen pasi Zuckerberg po ndjek një tur disa ditor në Evropë duke u kërkuar autoriteteve të ndihmojnë në rregullimin e tregut.

Zuckerberg kërkon rregullimin e përmbajtjeve të dëmshme në platformat e internetit të jetë ndryshe nga rregullat e aplikuara ndaj mediave dhe firmave të telekomunikacionit.

Por Komisioneri Evropian për industrinë Thierry Breton tha se nuk është BE-ja ajo që do ti adaptohet kësaj kompanive por kjo kompani duhet të na adaptohet ne.

Soros, një prej financuesve kryesor të Partisë Demokratike në SHBA, tha se Zuckerberg mund të ketë arritur një farë marrëveshjeje me Trump për ta rigjedhur.

“E përsëris qëndrimin tim, Zuckerberg dhe Sandberg duhet tu hiqet kontrolli i Facebook,” tha Ai. Soros është një kritik Facebook që prej 2018-ës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Lojtari i Fortnite që u pagua 30 milionë dollarë nga Microsoft për të luajtur në Mixer