Harduer

Sot 15 vite më parë u prezantua iPhone i parë

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Qershor 2022
Pas lançimit më 29 Qershor 2007, u deshën vetëm 74 ditë përpara se Apple të njoftonte se ka shitur mbi 1 milionë iPhone. Sot 15 vite më parë u prezantua iPhone i parë

iPhone i parë u prezantua nga Steve Jobs më 9 Janar 2007 ndërsa doli në shitje më 29 Qershor të po të njëjtit vit.

Një iPod, një telefon, një komunikues interneti celular… këto nuk janë tre pajisje të ndryshme,” tha Jobs gjatë prezantimit.

Sot Apple do të rishpikë telefonin,” shtoi ai.

Që nga debutimi iPhone ka ndryshuar botën dhe teknologjinë mobile përgjithnjë. Pas lançimit më 29 Qershor 2007, u deshën vetëm 74 ditë përpara se Apple të njoftonte se ka shitur mbi 1 milionë iPhone.

iPhone i parë shitej për 499 dollarë. 15 vite më parë iPhone ka evoluar plotësisht me funksione të avancuara performance dhe kamera shoqëruar nga iOS dhe App Store që iPhone i parë nuk i kishte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një lëvizje e Apple i shkakton 10 miliardë dollarë humbje Facebook, Twitter dhe Snapchat