Biznes

Sot 45 vjetori i themelimit të Apple

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Prill 2021
Jobs arriti një marrëveshje shitjesh me një dyqan të vogël kompjuterët quajtur Byte Shop i cili filloi të shiste Apple I në 1976 për 666.66 dollarë. Sot 45 vjetori i themelimit të Apple

Sot shënohet 45 vjetori i themelimit të Apple nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe Ronald Wayne. Ky i fundit shiti 10% të aksioneve tek Jobs dhe Wozniak vetëm 12 ditë nga themelimi për të shmangur humbjet financiare.

Mbase sot kur kompania vlen shumë më tepër, 10% e aksioneve do të kishin vlerën e 200 miliardë dollarëve. Historia e Apple filloi në garazhin e Jobs pranë shtëpisë së tij në Los Altos të Kalifornisë kur së bashku me Wozniak krijuan sistemet e para Apple I në 1975.

Jobs arriti një marrëveshje shitjesh me një dyqan të vogël kompjuterët quajtur Byte Shop i cili filloi të shiste Apple I në 1976 për 666.66 dollarë.

Nga pranë falimentimit në 1990, Apple u bë kompania më me vlerë në botë në 2010. Gjatë kësaj kohe një seri produktesh ikonike janë zbuluar nga Macintosh në 1984 deri tek iPod në 2001 dhe iPhone në 2007.

Sot kompania vlerësohet me 2 trilionë dollarë dhe ka të ardhura prej 111 miliardë dollarë vetëm në tre muaj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple: Mbi 1 miliardë iPhone aktivë në mbarë botën