Blog

Sot bëhen 11 vite nga ndarja nga jeta e Steve Jobs

Nga: PCWorld
Publikuar , 05 Tetor 2022
Apple ende ka një faqe në uebsajtin e kompanisë në kujtim të Jobs me ngushëllime ndara nga miqtë, kolegët dhe konsumatorët në mbarë botën. Sot bëhen 11 vite nga ndarja nga jeta e Steve Jobs

Sot shënohet përvjetori i 11-të i ndarjes nga jeta të Steve Jobs në moshën 56 vjeçare, një ditë pasi Apple prezantoi iPhone 4S dhe Siri.

Laurene Powell Jobs, Tim Cook dhe Jony Ive diskutuan së fundi trashëgimin e Jobs në një panel me gazetaen Kara Swisher. Gjatë diskutimeve Powell Jobs ndau një uebsajt të ri quajtur The Steve Jobs Archive që përmban koleksione thëniesh, videosh, dhe e-mail-esh të Jobs.

Apple ende ka një faqe në uebsajtin e kompanisë në kujtim të Jobs me ngushëllime ndara nga miqtë, kolegët dhe konsumatorët në mbarë botën.

Për të përkujtuar 10 vjetorin e ndarjes nga jeta të Steve Jobs vitin e kaluar, Apple ndau një film të shkurtër quajtur “Celebrating Steve”.

“Nuk kalon një dit që ne të mos mendojmë rreth tij,” tha Cook gjatë eventit të parë në Teatrin Steve Jobs në 2017-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 16 sjell një funksionalitet që telefonët Android e kanë prej vitesh