Softuer

Sot pritet vendimi për WebOS

Publikuar , 08 Dhjetor 2011
0
Sot pritet vendimi për WebOS

Sipas raportit të PreCentral.net, HP ka planifikuar një takim të gjerë brenda ndërmarrjes gjatë mëngjesit të ditës së premte, gjatë të cilit pritet që CEO i HP-së, Meg Whitman, të lëshojë atë që ndërmarrja synon të bëjë me sistemin e problematizuar  të celularëve.

Përfaqësuesit e HP-së nuk pranuan të japain komente.

Një lajmërim për fatin e kësaj njësie ishte pritur në fillim të nëntorit, por Whitman e shtyu vendimin, duke thënë, “Është me të vërtetë e rëndësishme për mua për ta marrë vendimin e duhur, jo vendimin e shpejtë.”

E ardhmja e platformës për celularë ka qenë në harresë që kur CEO i kaluar i HP-së, Leo Apotheker, lajmëroi gjatë rrëfimit për përfitimet e ndërmarrjes që ndërmarrja nuk do të vazhdonte veprimet e veta për pajisjet WebOS, veçanërisht telefonat TouchPad dhe sistemin WebOS. Propozimi i tij ishte që të shndërronte ndërmarrjen nga një prodhues i produkteve për elektronikë konsumuese në një softuer biznesor dhe ofrues i shërbimeve për këshillim.

Me përfitimin e vet prej 1.2 miliadë të Palm në korrik të vitit 2010, HP kishte një sistem operativ të vetin për celularë dhe papritmas ishte përkatëse në industrinë e smartphone-ëve. Sidoqoftë, megjithë mburrjet kritike, sistemi operativ ka dështuar që të fitoi një turmë përdoruesish në tregun e sistemeve operative për celularë./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Firefox Lockbox ju jep akses në fjalëkalimet e ruajtura në shfletuesin Firefox

Lajmet e fundit>