Një raketë e re SpaceX Falcon 9 dërgoi në hapësirë satelitin më të ri të NaSA, Imaging X-Ray Polarimetry Explorer (IXPE).
Prezantuar për herë të parë në 2017-ën, IXPE është sateliti i parë i aftë të masë polarizimin e rrezeve X që vinë nga burime të ndryshme kozmike si vrimat e zeza apo yjet neutrone.
Sateliti ka tre teleskopë që mund të gjurmojnë dhe matin drejtimin, kohën e mbërritjes, energjinë dhe polarizimin e dritës. Kur të dhënat e të gjithë këtyre teleskopëve kombinohen, NASA mund të formojë imazhe që na japin më shumë informacion rreth objekteve misterioze hapësinore.
Liftoff! pic.twitter.com/v9VAb8UITL
— SpaceX (@SpaceX) December 9, 2021
Për shembull NASA shpreson që që shohë më mirë në strukturën e Crab Nebula, një mbetje e supernovës së një ylli neutron.
Duke vëzhguar vrimat e zeza, IXPE do të ndihmojë shkencëtarët të mësojmë më shumë rreth hapësirës të kuptojnë pse ato rrotullohen dhe pse gllabërojnë materiale kozmike.
SpaceX përdori një raketë Falcon 9 shfrytëzuar për një mision tjetër. /PCWorld Albanian