Blog

SpaceX lëshon më shumë satelitë interneti Starlink në orbitë

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Shtator 2020
Arritja më e madhe e këtij projekti janë padyshim vonesat e transmetimit të cilat kanë qenë një dhimbje koke e internetit satelitor deri më sot. SpaceX lëshon më shumë satelitë interneti Starlink në orbitë

Ditën e Enjte një raketë Falcon 9 u lëshua nga Qendra Hapësinore Kennedy në Shtetet e Bashkuar dhe përmbante grupin e 12 të satelitëve të internetit Starlink.

Rrjeti satelitor Starlink premton internet me vonesa shumë të ulëta transmetimit dhe shpejtësi mes 11 deri në 60Mbps.

Arritja më e madhe e këtij projekti janë padyshim vonesat e transmetimit të cilat kanë qenë një dhimbje koke e internetit satelitor deri më sot.

Kjo sepse satelitët të cilët ofrojnë sot internet qëndrojnë mbi orbitën e lartë të Tokës,  ose afro 35 mijë kilometra lart.

Ndërsa satelitët e Startlink qëndrojnë në orbitën e ulët të Tokës, 540 deri në 570 kilometra duke reduktuar ndjeshëm vonesat e transmetimit nga 600ms në 20-50ms.

Madje kompania e themeluar nga Elon Musk thotë se mund të ofrojë internet deri në 100Mbps, mjaftueshëm për të luajtur lojërat më të rënda dhe shikuar filmat HD.

Pak ditë më parë u publikuan disa foto të shpejtësisë së internetit i cili sillej mes 11 deri në 60 Mbps me vonesa 27 deri në 55ms.

SpaceX synon të lëshojë 12 mijë satelitë në orbitën e ulët të Tokës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Eksperimenti i majmunit që luan videolojëra është financimi më i fundit i Elon Musk