Siguri

Spamerët vërshojnë me email që kanë të bëjnë me Michael Jacksonit

Publikuar , 09 Korrik 2009
0
Spamerët vërshojnë me email që kanë të bëjnë me Michael Jacksonit

Spamerët janë duke dërguar e-mail të shumtë që kanë të bëjnë me Yllin e Popit dhe gjersa dihet se ka shumë të interesuar për të kuptuar lajme mbi të, nën këtë kamuflazh shtrihet malware shumë i vjetër dhe i keq.

“E-maili, në të cilin thuhet se vjen nga

[email protected]

This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

, thekson se skedari ZIP i bashkangjitur me email përmban këngë sekrete dhe fotografi të Michael Jackson”, shkroi këshilltari teknik i Sophos, Graham Cluley për një email të tillë në një blog post.

“Sidoqoftë, realiteti është se hapja e këtij skedari të bashkangjitur ju ekspozon juve ndaj infektimit – dhe nëse kompjuteri juaj godite ju do të shpërndani këtë krimb tek përdorues tjerë të internetit. Përveç faktit që shpërndahet përmes e-mailit, mawlare-i në fjalë është gjithashtu në gjendje të shpërndahet edhe përmes komponentës Autorun në pajisje USB (një trend në rritje e sipër për malware, pasi që përdorimi i këtyre pajisjeve është duke u bërë i popullarizuar).”

Pra nëse përballeni me e-mail të këtillë në inbox-in tuaj, vetëm selektojeni dhe dërgojeni në Junk, aty ku e ka edhe vendin e-maili i këillë.

LEXO EDHE:  Bankat Gjermane distancohen nga verifikimi i veprimeve bankare përmes SMS

Lajmet e fundit>