Lajmet

Spami në mediat shoqërore rritet me 355 %

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
Spami në mediat shoqërore rritet me 355 %

Teksa klientët e e-mailëve përmirësohen në gjetjen dhe filtrimin e spameve, spam-dërgueist janë duke u zhvendosur në rrjetet shoqërore, ku ata kanë më tepër mundësi që të mos gjenden.

Kjo është arsyeja, që sipas një studimi të ri, spami vetëm në gjysmën e parë të vitit 2013 është rritur me 355 për qind.

Spami është duke u përhapur në rrjetet shoqërore aq shumë sa që 1 në 200 postime në mediat shoqërore janë spam dhe 5 për qind e të gjitha aplikacioneve në mediat shoqërore janë spam (duke nënkuptuar që ato ofrojnë një shërbim të dobishëm dhe në vend të tij më pas dërgojnë përditësime spam).

Këta janë disa nga numrat e zbuluar nga Raporti për Gjendjen e Spamit në Mediat Shoqërore të Nexgate (.PDF), që ishte publikuar gjatë javës së kaluar.

Studimi analizoi 60 milionë pjesë të përmbajtjes së grumbulluar nga Facebook, Twitter, Google+, YouTube ose LinkedIn gjatë një periudhe dy vjeçare nga viti 2011 deri në vitin 2013 dhe duket që konfirmon atë që thoshte një studim i pavarur nga hulumtuesit italianë të raportuar gjatë fundit të gushtit: spami shoqëror është në shpejtësi duke u bërë një “bombë” për biznese.

“Sikur mediumet e kaluara si e-mailet, spami shoqëror është duke u bërë një biznes real për spamdërguesit. Ju mund ta shihni atë në një llojllojshmëri dhe ndërlikim në rritje të mekanizmave të përdorur për të shpërndarë spamin dhe jo vetëm rritje në vëllim,” tha në një deklaratë shefi ekzekutiv i Nexgate, Devin Redmond.

“Fakti që spami po raporton të jetë një biznes me vlerë prej 200 milionë dollarë vetëm në Facebook dhe dërgohet përgjatë botave, rrjeteve të spamit të ndryshme dhe në shumë lloje të komunikimeve, spam është një dëshmi konfirmuese që kjo është e vërtetë dhe që lulëzon në botën e mediave shoqërore.” (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Inagurohet në Tiranë qendra laboratorike e inovacionit ICTSlab, sjell kurrikulat e kodimit dhe robotikës më të avancuara ndërkombëtare

Spamm

Tags >

spam
Lajmet e fundit>