Harduer

Specifikimet e tabletit Google Nexus 10

Publikuar , 30 Tetor 2012
0
Specifikimet e tabletit Google Nexus 10

Google ka prezantuar Nexus 10, një tablet i ndëtuar në bashkëpunim me Samsung-un, i cili ka një ekran 10.05 inç dhe është tepër i ngjashëm me Galaxy Tab 2 10.1.

Drejtori i Android, Andy Rubin deklaroi se pajisja do të ketë rezolucion prej 2,560 x 1,600, që do të thotë një dendësi pikselësh prej 300 ppi. Sipas Google, tableti do të mbajë 9 orë bateri nëse shihen video gjatë gjithë kohës dhe 500 orë nëse tableti qëndron pa punë.

Bateria është 9,000mAh lithium polymer. Ai do të operojë me sistemin e ri operativ të Android-it, versionin 4.2.

Tableti Nexus 10 peshon 603 gram dhe është 8.9 mm i hollë

Specifikimet zyrtare përputhen me ato që u zbuluan në internet javën e kaluar.

Pajisja ka një procesor dual-core, Cortex A15-based 1.7 GHz Samsung Exynos 5250. Ajo do të ketë gjithashtu një GPU Mali T604, stereo speakers, 2GB RAM, NFC, 802.11 b/g/n (MIMO + HT40) WiFi, Bluetooth 4.0.

Kamera e pasme është 5 megapiksel, ndërsa ajo e përparme 1.9 MP. Tableti peshon 603 gram, është 8.9 mm i hollë dhe ofron microUSB, Pogo Pin, microHDMI dhe kufjet standarte 3.5mm.

Nexus 10 do të jetë i disponueshëm nga data 13 nëntor në Google Play në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Australi, Francë, Gjermani, Spanjë, Kanada dhe Japoni.

Versioni 16 GB do të kushtojë 399 $ (319 £ në Mbretërinë e Bashkuar) dhe versioni 32 GB do të kushtojë 499 $ (389£). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple lëshon paralajmërim të ri për miliona përdorues të iPhone