Biznes

Spekulimet për një problem kritik në Bitcoin tkurrin vlerën me 11%

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Janar 2021
0
Shpenzimi i dyfishtë është kur dikush mund të shpenzojë të njëjtën sasi bitcoin dyherë. Spekulimet për një problem kritik në Bitcoin tkurrin vlerën me 11%

Bitcoin ra me 11% ditën e Enjte duke prekur pikën më të ulët në tre javë ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë humbi besueshmërinë e përdoruesve.

Rënia e besimit tek Bitcoin erdhi pas një raporti të pakonfirmuar nga BitMEX Research ditën e Mërkure ku sugjeronte se një problem kritik quajtur “shpenzim i dyfishtë – double spend” është shfaqur në blockchainin e Bitcoin.

Shpenzimi i dyfishtë është kur dikush mund të shpenzojë të njëjtën sasi bitcoin dyherë. Është një skenar i frikshëm i bitcoin ndërsa mbarë komuniteti besonte se ky problem është adresuar kur Satoshi Nakamoto publikoi letrën e bardhë të bitcoin në 2009.

Përpjekjet e para për të lançuar një sistem paraje dixhitale u ndaluan për shkak të problemeve të cilat mund të shfrytëzoheshin për të shpenzuar dyherë të njëjtën sasi parash duke cenuar besimin tek sistemi.

BitMEX publikoi në Twitter duke thënë se një sasi e vogël prej afro 0.00062063 bitcoin ose 21 dollarë janë shpenzuar dyherë. Më vonë BitMEX kishte thënë se shpenzimi i dyfishtë ishte një transaksion RBF dhe ndodh kur një transaksion i pakonfirmuar bitcoin zëvendësohet me një transfertë tjetër duke paguar tarifë më të lartë.

Megjithatë Fork Monitor i BitMEX tha se nuk është identifikuar asnjë transaksion RBF. Nëse shpenzimi i dyfishtë ka ndodhur do të ishte një goditje fatale për kriptomonedhën më popullore në botë dhe lënë të kuptohet se sistemi i ngritur prej Nakamoto ka probleme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Paqartësia e tregjeve nga koronavirusi, Bitcoin bie me 10% në 24 orë