Blog

Spiranca e një anije këput kabllot nënujore, dy ishuj në Kanalin Anglez ngelin pa internet

Publikuar , 29 Nëntor 2016
0
Spiranca e një anije këput kabllot nënujore, dy ishuj në Kanalin Anglez ngelin pa internet

downloadËshtë e lehtë që të harrojmë, në këtë botë me lidhje wireless, infrastrukturën e cila vazhdon të përditësojë furnizuesin e Instagram dhe mban bisedimet e WhatsApp duke rrjedhur nën det, me kabllo të mëdhenj që mbajnë të gjithë të dhënat nga një vend në tjetrin.

Banorët e Ishujve Kanal po iu kujtohet ky fakt sot pasi 3 kabllo që lidhin ishujt me Mbretërinë e Bashkuar u prenë dje këputur nga spiranca e një anijeje në Kanalin Anglez.

JT, furnizuesi më i madh telekomunikacionit në rajon, ka vlerësuar situatën si “jashtëzakonisht të pafat dhe të pashembullt,” duke lajmëruar klientët se ato mund të presin ndërprerje në shërbim përgjatë javës së ardhshme ose më shumë ndërkohë që kabllot po riparohen.

Furnizuesi tjetër madhor i zonës, Sure, ka konfirmuar gjithashtu se shërbimet e tyre janë prekur. Për tani, të gjitha meme, lajmet fallco, dhe email-et mashtruese po ridrejtohen në një kabllo që lidh ishujt me Francën. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Hakerët thyejnë një kontraktor të inteligjencës Ruse, vjedhin 7.5TB të dhëna

Tags >

internet
Lajmet e fundit>