Softuer

Splinter Cell: Conviction shtyhet edhe një herë

Publikuar , 28 Korrik 2009
0
Splinter Cell: Conviction shtyhet edhe një herë

I paraparë që të paraqitet gjatë vjeshtës së këtij viti, Conviction tani është duke shikuar një datë debutimi, në fillim të vitit 2010. Loja është shtyrë katër herë deri më tani dhe për herë të parë ishte vendosur të paraqitet në çerekun e katërt të vitit 2007. Ubisoft thekson se do të paraqitet në mes datës 1 janar dhe 31 mars të vitit 2010.  Por lind pyetja pse duhet loja të shtyhet përsëri? Ndoshta nuk është bërë aq sa duhet me shkëlqim.

“Është vetëm çështje e shkëlqimit. Ekipi nuk ishte në gjendje të përfundojë tërë nivelin e kualitetit në të gjitha hartat dhe në tërë lojën deri në fund të vitit, kështu që na kanë kërkuar më shumë kohë në mënyrë që të paraqiten me një produkt më të mirë,” tha shefi ekzekutiv i Ubisoft, Yves Guillemont gjatë një interviste telefonike.

Qëllime të mira, por koha e gabuar. Bioshock 2 dhe Max Payne 3 veçse janë parashikuar të paraqiten gjatë kësaj periudhe të vitit 2010 dhe gjersa Splinter Cell po i bashkohet këtij grupi, duket se sezoni i dimrit do të bëhet edhe më i ftohtë.

LEXO EDHE:  Firefox 67 mund të ketë zgjidhjen e duhur për përdorimin e lartë të memories

Lajmet e fundit>