Vëzhgim

Spore: Një lojë e re ku ti je… Perëndia!

Publikuar , 06 Nëntor 2008
0
Spore: Një lojë e re ku ti je… Perëndia!

Në fillim jeta do të jetë nën një mikroskop. Ja rregullat e thjeshta: Haçdo gjë që është më e vogël se ti dhe shmangu nga çdo gjëje më të madhe se ti. Evoluo. Bëj avancime gjenetike. Përsërit këtë procedurë. Krijesa ime, Flerp. Spore i përcakton lëvizjet e veta dhe sjelljen duke u bazuar në dizajnin tim. Varet gjithçka prej meje, nëse dua që krijesa të jetë agresive apo jo, të shumohet dhe të jetë formë jetese dominuese . Pasi kam vendosur, jam i lumtur se si kanë evoluar krijesat e mia, truri i tyre zhvillohet dhe hyjnë në fi se. Grupi Flerps kanë mbetur me krahë të cilat i kanë trashëguar nga paraardhësit, mos pyesni si i shtrëngojnë duart. Nga këtu, Spore kalon në strategji. Kam krijuar fisin tim duke u miqësuar apo duke shkatërruar llojet tjera fqinje .

Mënyra si jam marrë me fi set tjera dikton se si do ta avancoj civilizimin: përmes fesë, ekonomisë apo forcës (apo me kombinim të treve nëse dëshiroj të jem krijues). Pasi kam kaluar kohë duke krijuar ndërtesat dhe automjetet, jam gati të shpërndaj ndikimin tim në planetin e PC World.

Hapësira, arena fi nale. Erdhi koha që të zgjeroj autoritetin tim mbi yje dhe të filloj të bëj misione në të kaluarën e gjallesave të mia. Ndoshta më pëlqen të krijoj një kopsht zoologjik yjor me zbulimet e mia, apo edhe të zhduk botët që nuk më pëlqejnë. Zgjidhja është e imja.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>