Biznes

Spotify ka 320 milionë përdorues

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Tetor 2020
0
Pandemia i dha një goditje konsumit të muzikës në fillim të vitit kur konsumatorët në mbarë botën ndaluan së udhëtuari dhe daljet në punë ishin të ndaluara. Spotify ka 320 milionë përdorues Photo Source: Gabby Jones/Bloomberg

Pas një rënie gjatë pandemisë së Covid-19, Spotify shënoi rritje të numrit të përdoruesve në tre muajt e fundit. Shërbimi tashmë ka 320 milionë përdorues aktiv dhe 144 milionë përdorues me pagesë, një rritje nga 299 milionë përdorues aktivë dhe 138 milionë përdorues me pagesë në tre mujorin e dytë të 2020.

Rivalët më të afërt Amazon Music dhe Apple Music kanë konkretisht 55 dhe 60 milionë përdorues me pagesë. Të ardhurat e Spotify ishin 1.98 miliardë euro ose 14% më shumë se tre mujorin e kaluar.

Megjithatë raportoi humbje prej 101 milionë euro ndërsa vitin e kaluar kishte 241 milionë euro fitim. Humbja ka ardhur si rezultat i paketave familjare me zbritje që kompania shiti për të joshur përdorues të rinj.

Pandemia i dha një goditje konsumit të muzikës në fillim të vitit kur konsumatorët në mbarë botën ndaluan së udhëtuari dhe daljet në punë ishin të ndaluara.

Spotify thotë se dëgjimi i muzikës është kthyer në nivelet e normalitetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nga 15 Korriku Spotify mbërrin për Shqipërinë dhe Kosovën

Tags >

spotify