Biznes

Spotify ka 87 milion abonentë me pagesë

Publikuar , 02 Nëntor 2018
0
Në tre mujorin e tretë të vitit Spotify postoi 6 milion euro humbje nga 73 milion euro vitin e kaluar. Spotify ka 87 milion abonentë me pagesë

Shërbimi i muzikës Spotify lajmëroi ditën e sotme se ka 87 milion abonentë me pagesë dhe 191 milion përdorues përdorues mujorë në total.

Në Korrik platforma tha se kishte 83 milion abonentë me pagesë.

Edhe pse nuk kemi të bëjmë me një rritje të konsiderueshme, 4 milion abonentët e rinj e ndihmojnë kompaninë të qëndrojë përpara Apple Music e cila numëron 43.5 milion abonentë me pagesë.

Në tre mujorin e tretë të vitit Spotify postoi 6 milion euro humbje nga 73 milion euro vitin e kaluar.

Kompania e cila ende nuk është fitimprurëse pritet të bëhet e tillë vitin e ardhshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dita e parë e tregtimit të Spotify do të jetë në datën 3 Prill

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>