Lajmet

Spotify padit Apple për “taksën” e App Store

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2019
0
CEO i Spotify Daniel Ek në një postim në blog tha se kompania e tij është e irrituar me taksën 30% që Apple merr për abonimet e bëra nga App Store Spotify padit Apple për “taksën” e App Store

Mëngjesin e të Mërkurës Spotify njoftoi se kishte paditur Apple në Bashkimin Evropian sepse gjigandi i iPhone ka dëmtuar zgjedhjen e konsumatorëve dhe inovacionin përmes rregullave që aplikon në App Store.

CEO i Spotify Daniel Ek në një postim në blog tha se kompania e tij është e irrituar me taksën 30% që Apple merr për abonimet e bëra nga App Store.

Sipas Ek kjo taksë është e dizajnuar për të dëmtuar konkurrencën e shërbimeve streaming që konkurrojnë me shërbimet e Apple.

Ek thotë se Spotify paguan këtë tarifë duhet të rrisë tarifat e shërbimeve të veta mbi atë çfarë ofron Apple Music.

Ndërsa nuk paguan Apple aplikon një seri kufizimesh teknike që e bëjnë eksperiencën e Spotify inferiore. Ek gjithashtu thotë se Apple në mënyrë rutinë bllokon përditësimet dhe funksionet e reja të konkurrentëve si Spotify apo konkurrentëve të shërbimeve Siri, HomePod dhe Apple Watch.

Përveç paditë pranë Komisionit Evropian, Spotify nisi një fushatë mediatike, një uebsajt të dedikuar dhe një video në YouTube për të shpjeguar vështirësitë e kompanisë me këtë praktikë.

Është interesant fakti se ankesa e Spotify qëndron në një linjë me kritikat e senatores Amerikane Elizabet Warren e cila tha se do të shpërbënte ato kompani që nuk u japin përdoruesve asgjë në këmbim. Spotify thotë të njëjtën gjë, kompanitë rivale ndërtojnë platforma me të cilat përfitojnë në kurriz të të tjerëve.

Padia e Spotify është e para kundër App Store në BE. Megjithatë kompanitë të shumta kanë kritikuar modelin e biznesit të Apple që kur e lançoi në 2011. Edhe pse nuk dihet fati i padisë së Spotify, mbetet për tu theksuar se gjigantët e teknologjisë nuk kanë përfunduar mirë kur janë përballur me BE.

LEXO EDHE:  Operatorët Gjermanë dhanë 6.6 miliardë euro për frekuencat 5G

Në 2017-ën Google u gjobit me 2.4 miliardë euro ndërsa në 2018-ën me 4.3 miliardë euro të tjera për praktika të pandershme antikonkurruese. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>