Lajmet

Spotify rrit në 10,000 limitin e këngëve që mund të dëgjohen offline

Sep 19 2018
0 Shpërndarje
Për fat të keq, ende nuk ka asnjë shenjë të Spotify që heq limitin e numrit të këngëve që mund të keni në bibliotekën tuaj në çdo kohë. Spotify rrit në 10,000 limitin e këngëve që mund të dëgjohen offline

Spotify ka rritur numrin e këngëve që mund të shkarkoni për të dëgjuar jashtë linje. Ju mund të shkarkonit më parë një maksimum prej 3,333 këngësh për pajisje deri në tre pajisje për një total prej 9,999 këngësh.

Tani, mund të shkarkoni një maksimum prej 10,000 këngësh për pajisje deri në pesë pajisje për një total prej 50,000 këngësh. Spotify ka deklaruar: “Në Spotify, ne jemi gjithmonë duke punuar në përmirësimin e përvojës për përdoruesit tanë.

Tani mund të konfirmojmë se kemi rritur numrin e këngëve jashtë linje për pajisje – nga 3,333 në tri pajisje në 10,000 këngë për pajisje, deri në pesë pajisje. ”

TË NGJASHME >

Për fat të keq, ende nuk ka asnjë shenjë të Spotify që heq limitin e numrit të këngëve që mund të keni në bibliotekën tuaj në çdo kohë.

Kjo ende qëndron në 10,000. Megjithatë, ky ndryshim është një gjest i mirë nga Spotify, pasi ky ishte një nga ato kufizime arbitrare që dukej se ekzistonin pa asnjë arsye.

Gjithashtu, Spotify mund të jetë duke pranuar që përdoruesit e tij duan të shkarkojnë më shumë muzikë për të dëgjuar jashtë linje sesa të harxhojnë internet. /PCWorld Albanian

Tags >

spotify
Lajmet e fundit>